Sunday, November 3, 2024
spot_img

“Asgjë nuk na tremb më, të dua!”/ Pas momentit të vështirë në jetën e tyre, bashkëshorti i bën urimin special Chiara Ferragnit

- Advertisement -..

Chiara Ferragni është një nga emrat ikonë në botën e modës. Blogerja italiane sot feston ditën e saj të lindjes.

Ajo mbush plotë 35 vjeçe. Në këtë ditë të veçantë për të nuk kishte si të mungonte një urim special nga partner i saj këngetari, Fedez.

Ai ka zgjedhur rrjetin e tij social Instagram për ta uruar Chiarën. Fedez është kthyer pas në kohë më këtë urim të tijin, duke postuar një foto të para pesë viteve.

Kjo foto është shkrepur gjatë momentit të veçantë për dyshen, kur ai i ka propozuar blogeres të martohet me të.

“Para 5 vitesh në Verona Arena të kërkova të martohesh me mua dhe tani jemi këtu, të vetëdijshëm se çfarëdo që të ndodhë do të jemi gjithmonë pranë njëri-tjetrit dhe asgjë nuk mund të na trembë më. Të dua”, – shkruan bashkëshorti i Ferragnit poshtë fotos së postuar.

Ndërkohë, nuk ka munguar edhe komenti i Chiara Ferragnit. “Gjithmonë do të jetë”,- replikon ajo.

Çifti i famshëm janë prindër të dy fëmijëve, një vajze dhe një djali.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X