Thursday, May 16, 2024
spot_img

Astrologjia: E dini çfarë është horoskopi dhe pse të gjithë e lexojnë

- Advertisement -..

Duam apo nuk duam të gjithë besojmë pak tek astrologjia. 

Të gjithë në orët e para të mëngjesit duan të lexojnë horoskopin. Por çfarë është astrologjia dhe përse të gjithë duan ta lexojnë.

Edhe me skeptikët herë pas here gjejnë veten në atë çka yjet parashikojnë.
Nëse ndalemi në etimologjinë e kësaj fjale, Astrologjia vjen nga një fjalë e lashtë greke: astron që do të thotë “yll” (trup qiellor) dhe logia që ka kuptimin “studim”, pra që do të thotë “studim mbi yjet” ose më saktë studim mbi trupat qiellorë. Në fakt, i vetmi yll që ndikon në astrologji është Dielli, të tjerët janë planetë. Por dhe planetët duken si yje për shkak të rrezatimeve të Diellit që bie mbi ta dhe ndoshta njerëzit e lashtë mendonin se yjet dhe planetet ngjajnë me njëri-tjetrin.

Astrologu i famshëm, Dane Rudhyar, shkruan: Astrologjia është një gjuhë e huaj. Nese e kuptoni këtë gjuhë, qielli flet me ju.Astrologjia sigurisht që është edhe shkencë. Ajo përputhet me disa teorema ekzakte ,mbështetet mbi studimin e mekanizmave natyrorë dhe për më tepër frymëzohet gjithmonë nga natyra për të vendosur bazat e saj të punës.

Horoskopi ka origjinë shumë të lashtë: shpesh dëgjojmë për mbretërit dhe mbretëreshat që kishin astrologin e tyre të besuar. Fjalët e Galileo Galileit janë: “Nuk mund të zgjedhësh një lule pa u shqetësuar një yll” dhe le të nënkuptojmë një lidhje mes botës së yjeve dhe botës tokësore.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X