Kjo është java e fundit e “Big Brother VIP Kosova” që mbyll edicionin e parë të tij. Si suprizë për finalistët, tre ish-konkurrentë Edoni, Himena dhe Atdheu hynë mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e famshme në Kosovë ku do të qëndrojnë një natë.
Xhuli ndërkohë ka bërë një rrëfim prekës nga jeta personale, në një bisedë me Edonin të cilit i ka treguar për një ish-të dashur, që kishte përdorur dhunë fizike ndaj saj.
A e mban mend kur të kam thënë se kam qenë shumë e dashuruar një kohë kur i kam pasur 26, 27 vjet. Me një djali që e njihte Stresi, ish-të dashurin tim. Vendosa që pas një viti që udhëtonim nonstop vendosëm të bashkëjetonim, a po vjen ti në Finlandë ose unë në Londër. Unë vendosa që të shkoj në Londër se në Finlandë është më vështirë të gjesh punë në gjuhën angleze. Kur vendosa të shkoj në Londër e shita makinën, motorin, shtëpinë e vura me qira, ia fillova prej zeros.Ai e kishte shtëpinë me një shok të vetin se atje janë shumë shtrenjtë, një dhomë ky, një dhomë ai. Një shtëpi e çuditshme për nivelin tim, pastaj pa makinë. Do të thotë një jetë prej zeros ia fillova për dashuri”, tregoi ajo.
Më tej rrëfeu problemet duke thënë se nuk dëshironte ta ndante këtë moment, por që ndoshta do t’i ndihmojë grave të tjera.
“Më pas filluan problemet unë nuk i kam vënë re duke kaluar, por kur bashkëjeton i vëren problemet çfarë ka. E njeh mirë. Ia nisa me pas frikë, kur kishim debate kisha frikë se ishte i dhunshëm. Ke një moment që e gjeta veten në një dhomë sa i bëra 28 vjet, ia nisi prej debatit shumë të vogël ishte e hënë atë ditë kurrë nuk e harroj për një gjë shumë të vogël. Për dy vjet lidhje u bëra një Xhul krejt tjetër. Eskaloi situata aq shumë, isha me një qosh dhe e pashë veten në një moment ai duke më rrahur me doreza boksi. Ka qenë një moment shumë i vështirë për mua”, rrëfeu mes tjerash ajo.