Thursday, December 26, 2024
spot_img

Bardhi zbulon emocionet kur mori vesh se do bëhej baba: Gjysmë ore nuk po e besoja dot

- Advertisement -..

Këngëtari i dashur për publikun, Bardhi, ka folur së fundmi për momentin kur zbuloi se partnerja e tij, Sara Gjordeni, ishte në pritje të ëmbël.

Gjatë një interviste, Bardhi u shpreh se kur mori vesh se do të bëhej baba i një vajze, ishte një emocion i papërshkrueshëm dhe se fillimisht as nuk e besonte.

“Emocion i papërshkrueshëm. Gjysmë ore nuk po e besoja dot fare, pastaj fillova të bie në realitet. Jam gëzuar shumë. Që atë ditë kam lajmëruar familjen, kemi qarë bashkë, kam folur me babin, me nënën…”, u shpreh ish banori i edicionit të tretë të “Big Brother VIP”.

I pyetur nëse shtatzënia ishte e planifikuar apo jo, Bardhi tha:

“E qëllimshme, shumë e qëllimshme. Edhe në “Big Brother” e kam thënë, edhe jashtë ia kam thënë (Sarës): “Je nëna e fëmijëve të mi””, u shpreh ai, duke shtuar: “Kisha qejf të kisha një fëmijë sa më shpejt. Deshi Zoti dhe na bekoi”.

Ndërkohë kujtojmë se në prill të këtij viti, Sara dhe Bardhi konfirmuan se do të bëhen prindër në “Cherry on Top”. Më tej, vetë Sara, përmes një postimi, na tregoi emocionet e pritjes së ëmbël.

“Dritë, mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë, se dashuria e fortë nuk pyet për asnjë lloj sfide”, shkroi Sara në mbishkrimin e videos në të cilën Bardhi i puthte barkun.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X