Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm (11 gusht), ku mbeti i plagosur King Valentino Corleone.
Pak më parë mjeku i personazhit të rrjeteve sociale njoftoi se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq dimë që Policia e Kosovës ka arrestuar një 22 vjeçare, e cila është e dyshuara kryesore për plagosjen e Vali Corleones.
Ajo do të mbahet në paraburgim për 48 orë, ndërkohë që policia heton ngjarjen.
Së fundmi burime për “Express” bëjnë me dije që e reja që dyshohet se ka shkrepur armën është vajza me iniciale A.S, shtetase e Kosovës.
Të njëjtat burime tregojnë se e dyshuara prej kohesh bashkëjetonte me Vali Corleonen.