Që nga pjesëmarrja e Big Brother Vip Beatrix ka qënë në qendër të vëmendjes e lajmeve rozë.Lidhja me aktorin Donald Veshaj dhe trekëndëshin që u krijua ka sjell të gjithë rrjetin të flasë për të.
E së fundi ajo vendosi të thotë dy fjalë lidhur me këtë temë. Në një intervistë për “Mirage” ajo nisi të tregoi për fitoren e saj në “Netët e Klipit Shqiptar” sa e lumtur ishte për arritjen e saj. Më pas këngëtarja vazhdoi rrefimin e saj për gjendjen e saj duke thënë se ndihet mirë dhe se është me fat që ka njerëz të mirë afër që i falin dashuri.
Beatrix kaloi një gjëndje të keqe emocionale që nga ndarja me aktorin e më pas bullizimit që pati në rrjet,por ajo tregon që e ka kaluar atë gjendje dhe po meret me projekte të reja.
E ndërsa është pyetur për ribashkimin e Borës dhe Donaldit,Beatrix përgjigjet me një maturi dhe një qendrim pozitiv duke thënë:”Është një pyetje që ma bëjnë të gjithë, dhe nëse ata kanë gjetur lumturinë edhe un ja uroj”
Beatrix ka treguar të jetë një femër e brishtë dhe e fortë njëkohësishtë. Këngëtarja gjithë këto muaj ka treguar gjithashtu sa njeri pozitivë dhe e mbushur me dashuri. Për këtë ajo po merr shumë pikë nga publiku.