Saturday, July 27, 2024
spot_img

Bebe Rexha ngacmon imagjinatën e ndjekësve, publikon fotot provokuese në rrjetet sociale

- Advertisement -..

Bebe Rexha njihet për pozat e saj të nxehta dhe provokuese në rrjetet sociale.

Duke qenë se këto muaj ishte shprehur se nuk po kalon një periudhë të mirë dhe nuk ka qenë aktive në rrjetet sociale, rrjedhimisht foto të tilla u kanë munguar ndjekësve. Megjithatë sot Bebe është rikthyer në origjinë duke ngacmuar imagjinatën me pozat e reja.

Artistja shqiptare me famë botërore ka publikuar disa foto ku fillimisht ka pozuar me fund të shkurtër dhe duke ekspozuar pjesën e sipërme të bikinive, ndërsa më pas është shfaqur krejtësisht me bikini të zeza.

“Së bashku, bota mund të jetë e jona”, është përshkrimi i fotografive të publikuara në Instagram. Dhe më pas, këngëtarja u ka kërkuar ndjekësve që të klikojnë për një “dhuratë të vogël” në fotografinë e fundit, në të cilën shfaqet vetëm me bikini të zeza.

Bebe, emri i vërtetë i të cilës është Bleta Rexha, shpesh ka publikuar edhe fotografi dhe video të linjave të saj trupore, ku pavarësisht kilogramëve të tepërt, ajo ndjehet e lirë që të promovojë trupin e saj duke përçuar mesazhin që çdo kush mund të duket bukur në formën e vet.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X