Bebe Rexha dhe Maluma janë shfaqur krah njëri-tjetrit në rrjetet sociale.
Ajo që i ka bërë bashkë ka qenë “Formula Uno” që ka realizuar “Grand Prix” në Miami ku kanë marrë pjesë shumë figura të njohura mes tyre edhe Bebe dhe Maluma. Në foton e publikuar nga artistja me origjinë shqiptare ata shihen krah njëri-tjetrit të buzëqeshur.
Maluma ishte në Miami bashkë me skuadrën e tij kurse Bebe u shfaq edhe krah të dashurit.
Maluma dhe Bebe kanë prej vitesh një marrëdhënie shumë të mirë. Ata nuk ngurrojnë të shfaqen bashkë në rrjetet sociale kur takohen në evenimente të tilla e jo vetëm.
Aktualisht Bebe është në një lidhje me Keyan Safyari prej dy vitesh. Ajo ka folur nëpër shumë media të ndryshme në lidhje me të dashurin e saj dhe ka vetëm fjalë të mira për të. Madje ajo është shprehur se edhe familja e saj e dashuron atë po aq shumë sa vetë ajo. “Ne e pëlqejmë këtë djalë. Unë mendoj se ky është një djalë i mirë. Ky djalë është i veçantë. Ai është i dashur, ai kujdeset për mua, ai e kupton karrierën time dhe atë që bëj. Familja ime e do atë.”– është shprehur këngëtarja.