Këngëtarja e njohur Teuta Selimi ka befasuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale me një postim i cili dukej si thumb për dikë, mirëpo asgjë nuk ishte e qartë.
Përmes një InstaStory, Teuta ka ndarë një shprehje popullore që ka ngjallur menjëherë reagime: “Qeni i keq ta bjen ujkun në torishtë”.
Kjo shprehje, e njohur për mesazhin e saj të thellë rreth mosbesimit dhe pasojave që sjell dikush nga brenda rrethit, ka lënë ndjekësit të befasuar dhe kuriozë për arsyen e këtij postimi.
Menjëherë kanë nisur spekulimet nga fansat se kush ka qenë arsyeja e këtij postimi misterioz.
