Monday, June 17, 2024
spot_img

Bella Hadid shfaqet krah të dashurit të saj në Francë

- Advertisement -..

Bella Hadid dukej shumë e lumtur teksa mbërriti në Francë me të dashurin e saj, drejtor artistik, Marc Kalman. Supermodelja 25-vjeçare u fotografua duke ecur për dore me Marc ndërsa u panë së bashku përpara ‘Festivalit të 75-të të Filmit në Kanë’.

Ajo dukej tejet elegante e veshur me të zeza dhe një palë reçipeta sportive të bardha poshtë duke treguar fizikun e saj të tonifikuar. Bella kishte veshur një palë këpucë me shkëlqim teksa mbante një palë kufje të mëdha dhe një xhaketë të kuqe. Modelja u shfaq me flokë të drejta.

Ajo kishte bërë një grim natyral që nxirrte në pah bukurinë e saj. Teksa ecte nëpër aeroport, ajo dukej e dashuruar me sytë që i shkëlqenin krah partnerit të saj. Marc, 33 vjeç, shfaqi trupin e tij të tonifikuar me një kanotierë të bardhë dhe tuta të zeza. Ai kishte vendosur disa varse argjendi dhe mbante një çantë të madhe.

Bella dhe ai nxitën për herë të parë thashethemet për një romancë në verën e vitit 2020. Vajza e kopertinave ka qenë më parë në lidhje me reperin The Weeknd nga viti 2015 deri në vitin 2019. Bella konfirmoi se ishte në lidhje me Marc në korrik 2021 kur ajo postoi një foto në Instagram duke u puthur ndërsa ishin në Francë për Javën e Modës dhe Festivalin e Filmit në Kanë. Marc ka punuar si specialist në dizajnin e mallrave, albumeve dhe brandeve. Portofoli i tij përfshin bashkëpunime me Travis Scott, KNG Records dhe markën e syzeve ‘Smoke x Mirrors’.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X