Donald Veshaj dhe Beniada Nishani ktijuan një miqësi të mirë kur ishin pjesë e Big Brother Vip ,të cilën e ruajtën dhe pas mbarimit të spektaklit.
Raporti i tyre gjatë qëndrimit brenda shtëpisë në rrjet u perceptua si një shkëndi pëlqimi me njëri-tjetrin.Ishte shumë evident kimia e tyre sidomos javët e fundit gjatë finales.
Këtë tê premte në emisionin “Më lër të flas”, e ftuara Megi Pojani i pyeti dy ish-banorët nëse ky thashethem ka qenë i vërtetë duke bërë kështu të shuajë dhe kuriozitetin e publikut.
Sipas Beniadës kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë midis tyre ndërsa Donaldi u përgjigj me shaka duke thënë se ka ndodhur vetëm një herë në dhomën e rrëfimit. Më pas shtoi se e vetmja kimi që ata kanë pasur me njëri-tjetrin ishte miqësore.