Që pas përfundimit të “BBVIP”, Beniada Nishani tashmë po shijon famën dhe daljet e saj në programe të ndryshme televizive ku shpesh herë rrëfen historitë e saj personale apo profesionale.
E teksa po korr shumë sukses në aspektin profesional, kurioziteti mbetet i madh edhe për jetën e saj private apo si kanë qenë fillimet e ish-finalistes kur emigroi në Itali.
Së fundmi Beniada ishte e ftuar në programin e mëngjesit “Wake Up” ku ka rrëfyer pa komplekse punën e saj të parë. Modelja tregoi se në moshë n 15-vjeçare ka punuar si kamariere ndërsa mamaja e saj si pastruese, ndërsa shtoi se shkonte për ta ndihmuar natën.
Ajo u tha të gjithëve se nuk duhet të kemi turp për punën tonë të parë por ta vlerësojmë atë. Nishani gjithashtu rrëfeu dhe vështirësitë që iu deshën të kalonte në fillimet e tyre në Itali pasi ishin pa dokumenta.
“Isha 15 vjeç dhe kemi qenë në fillimet tona në Itali, mami punonte në një dyqan mishi dhe natën kur mbyllej dyqani unë shkoja e ndihmoja për ta pastruar. Madje ka qenë dhe një rast që kam ngelur brenda në frigorifer. Por kam punuar dhe punë të tjera, si kamariere. Më ka pëlqyer shumë që të flisja me njerëzit. Nuk duhet të kemi fare turp për punën tonë të parë, madje duhet të jetë një vlerësim.
Në fillimet tona në Itali kemi qenë pa dokumenta, e kishim shumë të vështirë. Kur unë isha e vogël mami më thoshte që të tregoja dhe shumë kujdes se po të vritesha nuk shkonim dot në spital. Mami im ka qenë 24-25 vjeçe dhe punonte duke pastruar shtëpitë e italianëve. Kur unë i kërkoja një kukull më thoshte që nuk ta blej dot tani por do presësh edhe pak. Mendoj që është shumë bukur që të fitosh lekun tënd dhe të mos i biesh në qafë prindërve”,- rrëfeu Beniada.
Përsa i përket ‘burrit’ të ardhshëm, Beniada tregoi se i pëlqen më shumë kur një djalë i thot kam punuar si kamarier se sa kur thotë që është një pronar. Për të është shumë e bukur që bashkëshorti i ardhshëm të bëjë punë shtëpie apo t’i sjellë kafen tek krevati.
“Nëse ma thotë një djalë që ka punuar si kamarier, më pëlqen më shumë se një tjetër që thotë që jam pronar. Është një plus për mua. Më pëlqejnë shumë ata që janë punëtorë. Është shumë bukur që bashkëshorti i ardhshëm pershembull, të bëjë punë shtëpie, të lajë, të të sjelli kafen tek krevati”,- shtoi ajo.