Sunday, December 8, 2024
spot_img

Beqarë, aventura dhe bikini: Top Channel sjell variantin e ‘Too hot to handle’ në Shqipëri

- Advertisement -..

“Too hot to handle” do të vijë në Shqipëri. Top Channel ia ka besuar këtë format autores së “Përputhen”, Olsa Muhametit. Lajmin e bën të ditur news31.al dhe gjithashtu zbulohet se ky program do të na shoqërojë gjatë gjithë verës.

“Too hot to handle” është një format i cili është krijuar për beqarë të cilët qëndrojnë së bashku për 4 javë duke u argëtuar me sfida nga më të ndryshmet.

Ata do jetojnë në një shtëpi së bashku dhe do garojnë për 100,000 dollarë. Rregulli është që ata nuk duhet të kenë asnjë kontakt me njëri-tjetrin, as puthje, as përqafime, as seks. Sa herë që shkelen rregullat, shuma e parave ulet.

Beqarët më të njohur nga “PërPuthen” por dhe beqarë të tjerë të famshëm do i shohim me bikini dhe do të na shoqërojnë në muajt në vazhdim.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X