Konkurrentja e Ferma VIP, Alba Pollozhani e cila po përflitet shumë së fundmi pasi kreu marrëdhënie seksuale poshtë jorganit me njërin nga konkurrentët, Lim Hotin, ka treguar se për të, të qenit pjesë e televizionit është pasion.
Gjatë një bisede me Elinara Shehun, Alba ka “hapur zemrën” teksa është shprehur se jeta e saj këto dy vitet e fundit ka ndryshuar shumë.
Biseda:
Alba: Jeta ime këto dy vite ka ndryshuar shumë, ka marrë një goditje shumë të madhe dhe duhet ta nisja çdo gjë nga zero
Elinara: Prandaj i je futur lojës me kokë ti
Alba: Televizonit i jam future me kokë, kam pasur oferta që e vogël për të qenë pjesë e tij, e kam dashur që e vogël, por më kanë bllokuar gjithmonë të tjerët. Pas përplasjes thash do të ndërtoj, do arrij synimet e mija, përfshirë edhe aty ku kam dashur të jem që e vogël, pasionin që kam pasur.
Elinara: Jepi gaz!
Limi Hoti dhe Alba Pollozhani trazuan rrjetin dhe shtëpinë e reality-show-t së fundmi teksa u aludua se kryen marrëdhënie poshtë jorganit.
Në prime-n e fundit u kërkua që dyshja të jepnin një shpjegim për këtë nëse ishte e vërtetë apo jo, por Alba i mohoi të gjitha teksa tha se ky ishte një aktrim i tyre i bërë me plan për të shkaktuar disa momente humori.
Ishte opinionistja e emisionit, Zhaku, e cila nisi me një pyetje për Albën teksa i tha: ‘Me kondom a pa kondom?’
Nga ana tjetër vetë Limi u shpreh se Alba i jep kënaqësi duke mos konfirmuar apo mohuar nëse mes tyre ndodhën skena të nxehta.
Gjatë kësaj deklarate të tij ishte Danjela e cila i kërkoi me ngulm të tregonte të vërteten e asaj nate por Limi refuzoi të përgjigjej duke i thënë : “Po ç’të duhet ty?” e ndërsa më vonë u shpreh: “Në jetën e përditshme jam regjisor, atë natë u bëra aktor. Thjesht po luanim”.