Sunday, April 20, 2025
spot_img

Bëri s*ks me Limin në “Ferma VIP”? Alba rrëfen çfarë ndodhi!Banorët “shpërthejnë” ndaj saj

- Advertisement -..

Dy konkurrentët e Ferma VIP, Lim Hoti dhe Alba Pollozhani trazuan rrjetin dhe shtëpinë e reality-show-t së fundmi teksa u aludua se kryen marrëdhënie poshtë jorganit.

Në prime-n e fundit u kërkua që dyshja të jepnin një shpjegim për këtë nëse ishte e vërtetë apo jo, por Alba i mohoi të gjitha teksa tha se ky ishte një aktrim i tyre i bërë me plan për të shkaktuar disa momente humori.

Ishte opinionistja e emisionit, Zhaku, e cila nisi me një pyetje për Albën teksa i tha: ‘Me kondom a pa kondom?’

“Pyetja është e gabuar, kërkon pak mjeshtri sepse realisht ajo ka qenë thjesht batutë, thjesht show dhe thjesht aktrim sa për të realizuar disa momente qesharake në shtëpi. Maksimumi që kemi pas me Limin ka qenë vetëm një përqafim,” u shpreh fermerja teksa shtoi se çdo veprim i bërë nga ana e saj gjatë asaj nate, ishte i mirë menduar.

“Është e padrejtë kjo që e përmendin se unë vetë e bëra me plan që mora disa gjëra që t’i hedh,” shtoi ajo (duke iu referuar rrobave që hidhte nga krevati).

Nga ana tjetër vetë Limi u shpreh se Alba i jep kënaqësi duke mos konfirmuar apo mohuar nëse mes tyre ndodhën skena të nxehta.

“Kam Albën e cila më jep kënaqësinë, eliksirin, kështu që unë gjithmonë shkoj pas kënaqësisë,” tha ai.

Gjatë kësaj deklarate të tij ishte Danjela e cila i kërkoi me ngulm të tregonte të vërteten e asaj nate por Limi refuzoi të përgjigjej duke i thënë : “Po ç’të duhet ty?” e ndërsa më vonë u shpreh: “Në jetën e përditshme jam regjisor, atë natë u bëra aktor. Thjesht po luanim”.

Ishin Big Mama dhe Keisi të cilat iu vërsulën Albës duke e quajtur atë femër të degjeneruar për veprimin që ajo ka bërë, pasi ndodhi situata posht jorganit.

Ndër të tjera këngëtarja është shprehur se Alba këtë e ka bërë vetëm për klikime dhe kësaj ia ka arritur tashmë.

“E di çfarë zemra ime zemra ime, hallall të qoftë, kur të dalësh miliona klikime ke fitu. Për hajër emri pornostare,”– është shprehur Big Mama.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X