Beyoncé publikoi ditën e sotme albumin e saj të shtatë të shumëpritur ‘Renaissance’. E ndërsa publikimi i tij ka thyer Internetin, teksti në këngën e saj “Cozy” me të vërtetë i ka bërë fansat të flasin.
Në këngë, ajo përmend motrën e saj më të vogël Solange Knowles. Beyoncé thotë, “Mund të sugjeroj të mos kryesh marrëdhënie seksuale me motrën time / Sepse ajo ndihet rehat”, duke bërë që shumë njerëz të besojnë se ajo po flet për ngjarjen famëkeqe të ashensorit të vitit 2014 mes motrës dhe burrit të saj, Jay-Z.
Një fanse shkroi në Twitter: “Në asnjë mënyrë. #Beyonce duke kënduar “Might I suggest you don’t f–k with my sis” në Cozy më kujton atë që ndodhi me Solange dhe Jay-Z në 2014″, ndërsa një tjetër shkroi: “Kur Beyonce thotë: “Might I suggest you don’t f–k with my sis” ajo do të thotë se Solange do të të çojë në ashensor apo jo?
Në rast se keni nevojë për një rifreskim për atë që ndodhi: TMZ ndau pamjet e kamerave që tregonin Jay-Z dhe Solange duke u përplasur fizikisht në një ashensor pas ‘Met Gala 2014’, ndërsa Beyoncé qëndronte pranë. Videoja ndezi thashethemet për tradhtinë e Jay-Z, të cilën reperi dhe Beyoncé e konfirmuan në albumet e tyre përkatëse 4:44 dhe Lemonde.
Pas publikimit të videos, Beyoncé, Jay-Z dhe Solange bënë një deklaratë të përbashkët, duke thënë se e lanë pas incidentin.
“Jay dhe Solange marrin secili pjesën e tyre të përgjegjësisë për atë që ka ndodhur,” thuhej në deklaratën, e cila u publikua në maj 2014. “Ata të dy e pranojnë fajin e tyre në këtë çështje private. Të dy i kanë kërkuar falje njëri-tjetrit dhe ne kemi ecur përpara si një familje e bashkuar. Lajmet se Solange ishte e dehur ose ka shfaqur sjellje të çrregullt gjatë asaj mbrëmjeje janë thjesht false. Në fund të fundit familjet kanë probleme dhe ne nuk jemi ndryshe. Ne e duam njëri-tjetrin dhe mbi të gjitha jemi familje. Ne e kemi lënë pas dhe shpresojmë që të gjithë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.”