Friday, July 4, 2025
spot_img

Big Mama shprehet ashpër për fitoren e Big Bastës në ‘Ferma Vip’

- Advertisement -..

Big Mama, një nga personazhet më të komentuar të edicionit të dytë të “Ferma VIP”, ka zgjedhur të mos heshtë pas finales së madhe ku Big Basta u shpall fitues.

E ftuar në emisionin Krejt n’Debat, ajo ka lënë të kuptohet se gjithçka ishte e paracaktuar nga produksioni, duke hedhur dyshime mbi ndershmërinë e rezultatit.

“Për mua fitorja ka qenë Roni edhe jam shumë me fat që e kam fitu. A pse s’kam fituar [spektaklin] ajo është e ditur është kot me fol, se ju e dini flas pa doreza, por ajo gjë ishte e shitur, normal! Dikush ka nevojë për emër, dikush ka nevojë të jetë në qendër të vëmendjes dhe i intereson vetëm titulli.

S’kam qenë hipokrite si disa, jam shumë e lumtur me karakterin që kam. Unë se shes b*then as për spektakël, as për lek, as për asgjë“, u shpreh ajo pa asnjë filtër.

Deklarata e saj ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale, duke vënë në pikëpyetje transparencën e reality shoë-t dhe peshën reale të votës së publikut në vendimmarrjen finale.

Si asnjëherë tjetër, hijet e dyshimit janë ngritur nga një pjesë e madhe e finalistëve. Pos Big Mamës, këtë gjë e kishte thënë hapur edhe Andueli, pa përjashtuar Andrean.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X