Friday, September 27, 2024
spot_img

Billie Ellish rrëfen vështirësitë e saj për shkak të kritikave

- Advertisement -..

Billie Eilish është një nga artistet më të spikatura të momentit. Shpesh herë ajo ngren zërin për drejtësinë sociale dhe se si industria e muzikës dhe modës seksualizon trupin e grave.

Në një intervistë të fundit me Sunday Times, Eilish foli për fizikun e saj , duke cilësuar marrëdhënien që ka me trupin një “gjë me të vërtetë të tmerrshme”.

Që në moshën 11-vjeçare, Billie Eilish nuk ishte rehat me trupin e saj. Megjithatë, edhe kur ajo e përshkruan si një “gjë të tmerrshme”, ka respekt në momentin që Eilish flet për imazhin e saj.

“Më pëlqen që trupi im është i imi dhe që është me mua kudo që shkoj”, tha Billie.

Pse Eilish ka atë lloj reagimi me trupin e saj?

Shtypi dhe opinioni publik ndikuan në perceptimin pozitiv të Elishit për trupin e saj. Nuk ka rrugë të mesme kur artistja vesh bluza më të mëdha apo fustane të ngushta.

“Pavarësisht se çfarë bëni, është e gabuar dhe e drejtë, “ tha ajo.

Eilish tha se nuk ndihet seksi për shkak të të gjitha kritikave që i bëhen për shkak të veshjeve të saj.

“Duke veshur rroba të gjera, askush nuk tërhiqet nga unë, ndihem tepër e padashiruar dhe joseksi dhe jo e bukur, dhe njerëzit ju turpërojnë që nuk jeni mjaft femërore”.

“Pastaj ju vishni diçka më zbuluese dhe ata thonë: “Ti je një prostitutë e trashë “, zbuloi ylli i popit.

Eilish tha se ajo nuk mund t’i kënaqë të gjithë . Ajo u përpoq të vishte të gjitha llojet e veshjeve dhe e vetmja gjë që ajo vazhdonte të merrte ishin kritika.

“Unë jam një zuskë, dhe jam e shitur dhe jam njësoj si çdo personazh tjetër i famshëm që shet trupin e tij”, tha ajo gjatë intervistës.

“Çfarë dreqin dëshironi? Është një botë e çmendur për gratë dhe ato gra që janë në sytë e publikut .”

“Unë e kam këtë shqetësim  dhe jam ndjerë aq e padëshirueshme sa që herë pas here jam përpjekur shumë për të qenë e dëshirueshëme,” përshkroi Billie Eilish.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X