Ndonëse është shumë aktiv në rrjetet sociale, Blendi Fevziu nuk poston shumë mbi jetën e tij private. Ai është babai i dy vajzave, Mishel dhe Alis, me të cilat preferon të ndajë rrallë foto në rrjetet sociale. Një përjashtim gazetari e ka bërë edhe ditën e sotme duke postuar një foto me vajzën e madhe.
Ata ndodhen me pushime në Mykonos e prej andej nuk kanë rezistuar duke publikuar dy foto shumë të ëmbla. Blendi shihet i veshur me një palë pantallona të bardha dhe këmishë të zezë, teksa e bija ka veshur një fustan shumë ‘stil’ të bardhë. Ata shihen të përqafuar dhe të buzëqeshur ndërsa krah postimit Blendi nuk ka shkruar asgjë.
Mishel është komentuar gjithnjë për ngjashmërinë që ka me të atin dhe as këtë herë nuk u ka shpëtuar këtyre komenteve.
Në një intervistë kohë më parë, duke folur për familjen Blendi tha se është një emocion krejt i ndryshëm që ka përjetuar në rritjen e dy vajzave: “Me Mishel nuk jam angazhuar aq shumë se kam pasur më pak kohë. Ajo është rritur pa qenë unë aq i pranishëm, ndërsa me të voglën, e kam thënë, kam qenë më pranë saj…” – ka treguar Blendi.