Thursday, May 16, 2024
spot_img

Blendi Fevziu zbulon sa vende ka vizituar në botë

- Advertisement -..

Blendi Fevziu ka shkelur deri tani 82.9 % të territorit të globit por ka ende shumë për të vizituar.

Moderatori nga shumë konsiderohet si njeriu i udhëtimeve pasi i pëlqen shumë të udhëtojë. Në rrjetet sociale ku është shumë aktiv Blendi ndan me ndjekësit foto e video nga eksperincat e tij rreth botës. Dhe një nga kuriozitetet më të mëdha të njerëzve është se sa vende ka vizituar.

Përmes një statusi ditën e sotme Blendi ka publikuar listën e vendeve që ka vizituar plot 130 të tillë. Sipas aplikacioneve Mark O’Travel ose Been, Fevziu ka shkelur në 82.9% të territorit të globit. “Por mbeten ende shumë…pothuajse edhe një herë kaq,” shton ai.

“Sa vende të botës ke vizituar e sa të kanë mbetur ende? Kjo është pyetja që më bëjnë thuajse përditë e sidomos pas çdo udhëtimi. Që mos të kthej përgjigje individuale po i referohem aplikacioneve Mark O’Travel ose Been. Kam vizituar 130 vende të botës (118 vende anëtare të OKB dhe 12 vende që nuk janë ulur ende atje si Kosova, Palestina, Qipro Turke etj. Sipas aplikacioneve të mësiperme siç duket edhe në hartën që kam publikuar kam shkelur në shtete që mbulojnë 82.9 % të territorit të globit. Por mbeten ende shumë… pothuajse edhe një herë kaq.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X