- Advertisement -..
Të maskuar, me kapele e kapuçat e bluzave, Bora dhe Donaldi janë fotografuar sërish bashkë. Dyshja shihen duke bërë përsëri shopping.
Ndonëse përpiqen të vazhdojnë jetën në privatësi, duket e pamundur sepse papracët i ndjekin kudo aktorin dhe moderatoren.
Fotot e njëpasnjëshme ku shihen në shoqërinë e njeri-tjetrit veçse konfirmojnë ribashkimin e një prej çifteve më të komentuar të showbizit.
Tani na mbetet vetëm të presim një reagim nga Bora e Donaldi e deri atëherë duket se mediat dhe njerëzit nuk do t’i lënë të qetë.