Wednesday, September 25, 2024
spot_img

Bora dhe Donaldi rikthehen në skenë së bashku

- Advertisement -..

Historitë Bora- Donald mban mbërthyer shqiptarët prej muajsh. Çifti, i cili është ribashkuar së fundmi, duket se ka zgjedhur ta mbajë sa më intim këtë pajtim, aq sa edhe takimet e tyre i bëjnë jashtë Shqipërie.

Por teksa të gjithë presin t’i shikojnë sërish së bashku, një mundësi ka gjasa të ndodhë në sezonin e ri televiziv. Prej javësh po përflitet se Bora Zemani do të largohet nga “Përputhen”.

Dhe tanimë që sezoni televiziv është në mbyllje, në “Top Media” po përflitet për ndryshime të mëdha, që do të prekin edhe moderatoren e njohur.

Kështu, sezoni i ardhshëm do të rikthejë një format të dashur për shqiptarët. “Dancing With the Stars” pritet të nisë vitin e ardhshëm dhe nga diskutimet e deritanishme, spektakli do t’i besohet Bora Zemanit. Ndërkohë “Dancing With the Stars” do të ketë si kryetar jurie Ilir Shaqirin dhe tashmë stafi ka nisur përzgjedhjen e VIP-ave që pritet të marrin pjesë përgjatë spektaklit.

Një ndër emrat më të lakuar është edhe Donaldi. Duket se produksioni do të vendosë përballë çiftin, këtë herë në një shfaqje kërcimi, ku Bora do të moderojë, ndërsa Donaldi do të jetë ndër konkurrentët. Kjo nuk është hera e parë që Donaldi merr pjesë në një sfidë kërcimi. Edhe vite më parë, aktori ishte pjesë e “Dance With me”, ku si partnere kishte pikërisht Monika Lubonjën.

Kanë qenë pikërisht këto momentet, ku Donaldi dhe Bora nisën raportin e tyre. Duket se tashmë që ribashkimi është konfirmuar, do të jetë sërish një sfidë kërcimi që do të bëjë bashkë dy “kolegët”.

Megjithatë, gjithçka është ende në fazat e para dhe do të na duhet të presim minimumi shtatorin për të parë se si do të konkretizohet vijimi i “telenovelës” mes tyre.

Shto këtu faktin që pjesë e këtij formati do të jetë edhe Ilir Shaqiri, çfarë pritet të vijojë me batutat dhe “armiqësitë” e tij me rivalin nga Big Brother.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X