Wednesday, September 25, 2024
spot_img

Bora Zemani dhe Donald Veshaj nuk e fshehin më ribashkimin e tyre, çifti shkëmbejnë mesazhe me njëri-tjetrin në rrjetet sociale

- Advertisement -..

Muajt kalojnë dhe kryefjala e mediave vazhdojnë ende të mbeten Bora Zemani dhe Donald Veshaj. Çifti tashmë duket se janë rikthyer bashkë dhe kanë zgjedhur që ta mbajnë marrëdhënien e tyre sa më larg syrit të publikut.

Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim nga ana e dyshes por fotot e publikuara teksa bëjnë pazar së bashku në dyqanet e Italisë dhe mesazhet e koduara mes njëri-tjetrit e vërtetojnë ribashkimin e tyre.

Çifti mund të mos e kenë follow njëri-tjetrin por ama i dërgojnë sinjale.

Së fundmi Bora ka postuar disa foto teksa shfaqet brenda makinës dhe shkruan: “Erdhi vera apo akoma?”.

Mirëpo pas kësaj ka ardhur dhe ‘përgjigja’ e Donaldit teksa në InstaStoryn e tij ai ka postuar një foto ku ndodhet në një ballkon dhe mbi të shkruan : “Ja se erdhi po parkon”.

Prej javësh vëmendja për dyshes është shtuar dhe kjo pasi çifti u kap mat në të paktën dy raste teksa gjendeshin së bashku në Itali. Ata kanë zgjedhur të shijojnë në fshehtësi rikthimin në krahët e njëri- tjetrit, por nuk u kanë shpëtuar syve të njerëzve edhe jashtë Shqipërisë, ku janë fotografuar bashkë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X