Britney Spears dhe i fejuari i saj Sam Asghari kanë njoftuar në rrjetet sociale se kanë humbur fëmijën e tyre që po prisnin.
Këngëtarja 40-vjeçare e bëri deklaratën e trishtë në llogarinë e saj në Instagram:
“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se kemi humbur fëmijën tonë të mrekullueshëm në fillim të shtatzënisë,” thuhet në fillim të deklaratës nga Britney dhe Sam .
Ata vazhduan: “Ndoshta duhet të kishim pritur më shumë për të parë se si do të shkonte gjithçka, por kur bëhet fjala për lajme të mira, nuk përmbahemi dot, ndaj e mdamë aq shpejt me ju. Dashuria është forca për këdo. Do të vijojmë të përpiqemi që të zgjerojmë familjen tonë. Ju faleminderit për suportin por do të donim të kishim pak privatësi pas kësaj humbjeje të madhe”
Postimi në Instagram përfshinte mbishkrimin: “Ne jemi mirënjohës për atë që kemi në procesin e zgjerimit të familjes sonë të bukur 💝 Faleminderit për mbështetjen tuaj.”
Britney njoftoi shtatzëninë e saj më 11 prill.