Ylli i popit njoftoi se është në pritje të fëmijës së saj të parë me të fejuarin Sam Asghari në një postim në Instagram. Në një status ajo shkruan se kishte vënë re se kishte filluar të fitonte peshë pas një udhëtimi në Maui me modelin: “Kështu që bëra një test shtatzënie. … dhe uhhhh mirë … do bëhem me një fëmijë.”Britney, e cila është nënë e djemve Sean Preston, 16 vjeç dhe Jayden James, 15 vjeç, nga martesa e saj e mëparshme me Kevin Federline, vazhdoi më tej statusin e saj “Nuk do të dalë aq shumë tashmë” referuar paparacëve.
Duke reflektuar mbi përvojën e saj si një personazh i famshëm shtatzënë që është në qendër të vëmendjes, Britney shkroi: “Është e vështirë sepse kur isha shtatzënë kisha depresion perinatal … Më duhet të them se është absolutisht e tmerrshme. Gratë nuk flisnin për këtë në atë kohë … disa njerëz e konsideruan të rrezikshme nëse një grua ankohej, por tani gratë flasin për këtë çdo ditë … faleminderit Jezus nuk duhet ta mbajmë më sekret këtë dhimbje”Këngëtarja shtoi se tani ka në plan “të bëjë joga çdo ditë” në vend që të dalë jashtë. Ajo e mbylli statusin e saj me një shënim për fansat ku shkruhej: “Shumë gëzim dhe dashuri!!!”