Saturday, July 27, 2024
spot_img

Brooklyn Beckham martohet në një dasmë luksoze e cila kushtoi 3.5 milionë euro

- Advertisement -..

Nusja e re Nicola Peltz mahniti të pranishmit e veshur me një fustan nusërie të punuar nga “Valentino” teksa pozoi për fotografitë e saj të dasmës pasi u martua me Brooklyn Beckham – zbuluan fotografitë ekskluzive të DailyMail.

Nusja trashëgimtare, 27 vjeçe, ishte mishërimi i elegancës në fustanin e saj krejt të bardhë me mëngë të gjata, ndërsa mbante në duar një buqetë me lule të bardha, teksa kurorëzoi dashurinë e saj me djalin e madh të Beckhamit në ceremoni me tradita hebraike.

Velloja e saj dukej mahnitëse, dhe ishte punuar me zbukurime delikate duke e bërë nusen të duket edhe më bukur.

Ajo fluturoi në Romë dy herë për të punuar me stilistin e “Valentino”-s, Pierpaoio Piccioi në studion e tij për t’u siguruar që çdo detaj i veshjes të ishte perfekt.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X