Mbesa e Bujar Nishanit, Beniada Nishani ka reaguar e pikëlluar për vdekjen ish-Presidentit.
Në një postim në rrjetet sociale modelja shkruan:
“Askush nuk vdes në tokë për sa kohë jeton në zemrën e atyre që mbeten”
Ajo ka mbështetur edhe vajzën e ish-Presidentit, Fiona Nishanin duke shkruar: “Zemra ime është me ty.”
Ndërkohë në profilin e Instagramit të vajzës së Bujar Nishanit nuk kanë munguar mesazhet ngushëlluese nga ndjekësit e saj. Në një foto të publikuar disa javë më parë nga Fiona Nishani, ku shfaqet krah babait të saj të ndjerë vihen re komentet e ndjekësve.