Nuk janë të pakta rastet ku këngëtarët e huaj janë frymëzuar nga shqiptarët.
Rasti më i fundit vjen nga disa këngëtarë bullgarë, të cilët kanë kopjuar hitin shqiptar të verës së kaluar.
Bëhet fjalë për “Dale”, këngën që bëri bashkë Kidën, Butrint Imerin dhe Ledri Vulën.
Kënga arriti një sukses të jashtëzakonshëm dhe numëron më shumë se 100 milionë klikime në Youtube.
Vija melodike e këngëtarëve bullgarë Torino, Pashata dhe Kamelia duket se është shumë e ngjashme me atë të artistëve nga Kosova.
Bashkëpunimi i tyre është publikuar në 5 Mars dhe këngëtarët janë artistë shumë të njohur në vendin e tyre, madje Kamelia bënë pjesë si coach në “The Voice of Bulgaria”. Shpresojmë që artistët tanë të talentuar ti kenë dhënë të drejtën në të kundërt padia për të drejtën e autorit kushton shumë.
E megjithatë kënga origjinale e yjeve tanë Ledri Vula , Kida dhe Butrint Imeri është sigirisht versioni më i bukur. Shihni videon ne linkun më poshtë.
https://youtube.com/shorts/GU2nesNAo_I?feature=share