Saturday, September 21, 2024
spot_img

“Burrin e dua më shumë se më jep lekë!” Dojna Mema publikon mesazhet private me gjyshen

- Advertisement -..

Dojna Mema ka publikuar mesazhet e fundit me gjyshen e saj duke shkaktuar të qeshura tek të gjithë ndjekësit.

Moderatorja e njohur vite më parë prezantoi gjyshen e saj në rrjetet sociale përmes videove ku sjellte reagimet e saj për çështje të ndryshme. Ajo u bë shpejt një personazh dhe pjesa më e madhe e videove bënë xhiron e rrjetit. Madje, Dojna i krijoi edhe një faqe zyrtare në Instagram ku ajo ndiqet nga dhjetëra mijëra njerëz.

Me një screenshot bisede në ‘Whatsapp’, Dojna tregoi një koment të gjyshes së saj pasi moderatorja i dërgoi një foto ku pozonte me gjyshin. “Keni dalë shumë bukur, ju dua shumë! Jeni shumë të shtrenjtë, por për mua Serveti(bashkëshorti i saj) edhe më shumë sepse më jep lekë”- i përgjigjej ajo.

Më pas moderatorja ndau edhe disa video dhe foto në përpjekje për të shkrepur një foto ku nëna i prek barkun dhe i thotë fjalët tipike të gjysheve: “Të keqen nëna barkut tënd”.

Dojna është në muajin e 6 të shtatzënisë. Ajo dhe partneri i saj Vlashent Sata do bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Që pasi ndau me ndjekësit lajmin ajo nuk ka ngurruar të tregojë detaje me ta për pritjen e ëmbël.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X