Wednesday, September 25, 2024
spot_img

Butrint Imeri shfaqet i përqafuar me një vajzë

- Advertisement -..

Që pas ndarjes nga Kiara Tito, Butrint Imeri është shfaqur gjithnjë vetëm. Këngëtari i dashur për publikun ka zgjedhur që të heshtë për jetën e tij private, duke u fokusuar te karriera e tij. Por duket se fama që ka nuk e ka “kursyer”, teksa në rrjet janë publikuar disa foto ku ai shfaqet i përqafuar me një vajzë.

Duket se edhe “fatlumja” nuk është një emër i panjohur. Pas shumë thashethemesh për një lidhje, më në fund Butrin Imeri fotografohet me modelen dhe aktoren Olta Beqiri. Ashtu siç shihet edhe në fotot e publikuara nga faqja “Vipat e Bllokut”, këngëtari dhe aktorja shfaqen të afërt me njëri-tjetrin, madje edhe të përqafuar.

Do të ishte vera e vitit të shkuar, kur dy të rinjtë u përfolën për një lidhje mes tyre. Fillimisht ata shfaqeshin në vende të njëjta, duke na futur në dyshime nëse kjo që po shihnim ishte nisja e një çifti tjetër në showbizz-in tonë. Megjithatë, në atë kohë, askush nuk pranoi të fliste rreth këtij raporti, përkundrazi. Në një deklaratë të tij, këngëtari kosovar mohoi lidhjen, duke u shprehur se ishte beqar.

Ai zgjodhi t’u përgjigjet lajmeve në një mënyrë shumë ironike. Butrinti postoi një fotografi të “photoshop”-uar në “Instastory”, ku shfaqet pranë një tigri dhe një vajze të veshur në mënyrë shumë provokuese. Këtë foto e ka shoqëruar me vargjet e këngës së Ledrit: “Unë jam single plus kam mas shumti femra!”. Kështu, artisti ka mohuar zërat se është në një lidhje.

Që nga vera e shkuar e deri më tani, asnjë lajm tjetër nuk qarkulloi më për këtë dyshe, duke lënë gjithçka pas. Dhe atëherë kur të gjithë filluam të mendonim se ndoshta ishim gabim, vjen kjo foto që sjell edhe konfirmimin e një tjetër çifti në showbizz-in tonë.

Këto foto konfirmojnë se realisht dy të rinjtë janë bashkë dhe lidhja qenka më serioze sesa e kishim menduar. Si Butrinti, ashtu edhe Olta ia kanë dalë ta ruajnë për gati 1 vit lidhjen e tyre larg vëmendjes mediatike.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X