Tuesday, August 26, 2025
spot_img

Butrint Imeri shfaqet krah vajzës misterioze. Çfarë fshihet pas kësaj videoje?

- Advertisement -..

Butrint Imeri di të rrëmbejë vëmendje dhe është një nga personazhet më mediatike.

Muajit e fundit ai ka qenë një nga emrat më të lakuar krah çiftit Luiz-Kiara. Gjithsesi, sot ai ka kthyer sytë nga ai me një video që nuk lidhet me “Big Brother”.

Këngëtari ka publikuar një video në Instastory ku shihet në makinë me një vajzë misterioze të panjohur për publikun. Ata këndojnë bashkë një këngë të Rihannës teksa duken të afërt.

Butrinti nuk e ka etiketuar vajzën në fjalë duke mos e zbuluar identitetin e saj. Aludimet janë se ajo mund të jetë pjesëmarrëse në videoklipin e Butrintit. Dhe për t’i dhënë zë e vëmendje projekteve muzikore, Butrinti ka zgjedhur të ngacmojë ndjekësit në këtë mënyrë. E duhet thënë se nuk është hera e parë.

Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia që ajo të jetë partnerja e tij, dhe pse deri tani ai nuk ka zyrtarizuar asnjë lidhje.

Ndonjë mikeshë? Ku i dihet.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X