Thursday, November 14, 2024
spot_img

Camila Cabello ofendohet nga fansat / në finalen e “Champions League”

- Advertisement -..

Ditën e djeshme, Liverpooli luajti kundër Real Madridit në ‘Stade de France’ në Paris. Para fillimit, Cabello doli në skenë për të performuar katër prej hiteve të saj.

Camila u shfaq në mes të skenës e rrethuar nga balerinë të shumtë, për të interpretuar disa nga hitet e saj më në zë të viteve të fundit. “Senorita”, “Havana” dhe “Bam bam” ishin disa nga hitet që nuk munguan në cermeoninë hapëse.

Por tifozët e futbollit ishin të zemëruar me problemet e shkaktuar nga biletat që lanë mijëra njerëz duke pritur në radhë jashtë stadiumit. Finalja u vonua me 36 minuta pasi tifozët e Liverpoolit u përpoqën të hynin në stadium.

Duke bërë të ditur zhgënjimet e tyre për çështjet organizative, mbështetësit në tribuna talleshin gjatë performancës së ceremonisë së hapjes.

Në një postim të fshirë në Twitter, Cabello shkroi: “Po shoh performancën tonë dhe nuk mund të besoj se njerëzit po këndonin himnet e ekipeve të tyre me zë të lartë gjatë performancës sonë. Ashtu si ekipi im dhe unë punuam pa u lodhur për kaq shumë kohë për të sjellë atmosferën e duhur dhe për të dhënë një shfaqje të mirë”.  Ajo më vonë shtoi: “Shumë e pahijshme, por gjithsesi. Jam e lumtur që ju e pëlqyet”.

Liverpooli ka bërë thirrje për një hetim pasi mijëra mbështetës u mbajtën jashtë me gaz lotsjellës, spraj, shkopinj dhe mburoja të përdorura nga policia franceze  për të shpërndarë tifozët.

Shikuesit gjithashtu ndanë pikëpamjet e tyre mbi rrëmujën organizative të UEFA-s në Twitter.

“Mos lejoni kurrë që dikush të performojë përpara një finaleje të Ligës së Kampionëve. Faleminderit të gjithëve që u pajtuan në stadium duke e përshëndetur Camila Cabellon,” shkroi një person.

“Festimi i finales së Ligës së Kampionëve të UEFAs është përvoja më e keqe që kam parë… kaq shumë njerëz që bërtasin. Ndjehem keq për Camila Cabellon. Nuk e meritonte sharjen. Turp për ty UEFA”, shkroi një tjetër person.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X