Friday, September 20, 2024
spot_img

Celine Dion anulon turneun, jep lajmin e papritur: Jam me ilaçe, shërimi është i ngadaltë

- Advertisement -..

Këngëtarja ka treguar se është ende duke marrë ilace e se shërimi mund të zgjasë më shumë seç e priste.

Artistja Celine Dion ka bërë të ditur se po lufton me ngërçet e muskujve dhe se rikuperimi i saj nuk po shkon ashtu siç priste. Për shkak të problemeve shëndetësore, asaj iu desh t’i shtynte koncertet nëpër Evropë.

“Më vjen keq që duhet ta ndryshojmë edhe një herë turneun tonë të planifikuar në Evropë. Së pari na u desh të shtynim koncertet për shkak të pandemisë, dhe tani duhet të shtyjmë disa për shkak të problemeve të mia shëndetësore. Fatkeqësisht, disa do të më duhet t’i anuloj”, ka thënë ajo në një video të postuar në Instagram.

Këngëtarja ka treguar se është ende duke marrë ilace e se shërimi mund të zgjasë më shumë seç e priste.

“Shërimi është e ngadaltë dhe më frustron. Kam marrë ilaçe, por kam ende ngërçe. Rikuperimi zgjat shumë më shumë nga sa prisja. Më duhet të jem në top formë kur të rikthehem në skenë. Mezi pres kjo do të ndodhë, por kam një rrugë të gjatë për të bërë…”, ka shtuar tutje.

Turneu do të nisë në shkurt të vitit të ardhshëm. Koncertet zgjasin deri në prill, kur Celine do të bëjë një pushim. 

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X