Friday, November 1, 2024
spot_img

Çfarë do bënte nëse Marku e tradhton? Përgjigjet Rudina Dembacaj, aktorja zbulon planet për zgjerimin e familjes

- Advertisement -..

Çfarë do bënte Rudina Dembacaj nëse bashkëshorti do e tradhtonte? Atë që do bënte një pjesë e mirë e njerëzve: do e linte…

Në një intervistë virtuale që ka realizuar me ndjekësit e saj dikush e ka pyetur moderatoren: “Po të tradhtoi Marku çfarë bën? E le direkt?” Rudina i është përgjigjur duke vendosur një këngë të Elita 5, “Lamutmirë, që është këngë ndarjeje.

Sakaq, e pyetur rreth planeve për fëmijë Rudina ka shkruar se vajza e saj Viktoria do një motër, Marku dy fëmijë të tjerë, teksa shton me shaka se ajo do thjesht ‘t’i pushojë dhimbja e këmbëve’.

Mes të tjerash dikush i shkruan: “Pse nuk ke postuar më foto me vajzën e vogël të Markut?” Rudina nuk e ka kalaur pa një përgjigje duke etiketuar vajzën e duke shkruar: “Jep përgjigje të lutem.”

Më pas ajo ka publikuar një screenshot të bisedës që ka bërë me Ertën, ku ajo me ironi i shkruan:”Sepse njerka më trajton keq”. Teksa e ka shpërndarë, Rudina e ka shoqëruar me disa të qeshura, duke vërtetuar edhe një herë se kanë një raport shumë të mirë.

Dikush tjetër i shkruan se përse nuk e poston djalin e Markut. Rudina ka publikuar një foto ku shihet Marku duke mbajtur në prehër vajzë e saj Viktorian dhe Rudina djalin e tij. “Se nuk do, është në sinkron me Vikin”- shkruan aktorja.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X