Monday, November 25, 2024
spot_img

Çfarë duhet të konsumojm gjatë muajit të Ramazanit?

- Advertisement -..

Agjërimi është ritual shpirteror i besimtareve mysliman, i cili zbatohet duke abstenuar krejtesisht nga ushqimi dhe lengjet gjatë ditës dhe duke marrë vetem dy vakte në ditë; Syfyr – në agim dhe Iftar – në muzg. Nëse agjerimi zbatohet nga persona që gëzojnë shendet të plotë dhe në mënyrën e duhur, ai mund të ndikoj pozitivisht në shëndet.

Në oret e lejuara të marrjes së ushqimit konsumoni ushqime me përmbajtje të mjaftueshme karbohidratesh, të shoqeruar me sa me shume fibra dhe uje. Këto janë disa sygjerime nga dietologia Blerina Bombaj se çfare ushqime duhet të konsumojmë gjatë muajit të ramazanit:

  • Tershera, elbi, thekra
  • Buka e zeze
  • Makaronat kafe dhe orizi kaf
  • Patatet e vogla me lekure
  • Bizelet,
  • Fasulet
  • Qiqrat
  • Misrat
  • Frutat e fresket dhe te thate si hurmat e Arabise*

*Hurmat e Arabisë janë traditë e fillimit të vaktit të muzgut. Ato japin energji dhe hekur. Më pas vijoni me ushqime kalorike si mish, buke, makarona, patate, qiqra, thjerrza, syltjash, kek me vaj ulliri dhe perime.
Vakti i agimit duhet të fillohet gjithmone me lengje të shtrydhur dhe uje. Kastraveci është një burim shume i mire i plotesimit të ujit dhe elektroliteve. Bostani gjithashtu është nje frut që ploteson më së miri nevojat në lengje, sheqer dhe fibra. Nje tas i bollshem me qumesht kokosi ose kos dhe tershere, rrush të thate, arra, mjalte dhe fara lini është një zgjedhje e kenaqshme. Në fund mbylleni me fruta si pjeper, kajsi, banana ose kumbulla të thata.

Është e rendesishme të merren mjaftueshëm lëngje.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X