Monday, May 19, 2025
spot_img

Çfarë fshihet pas vrasjes tragjike të influenceres 23-vjeçare?

- Advertisement -..

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Jalisco të Meksikës, ku influencerja 23-vjeçare Valeria Marquez u vra me armë zjarri gjatë një livestream-i në TikTok, direkt nga salloni i saj i bukurisë.

Sipas prokurorisë së shtetit të Jalisco, autorët e krimit dyshohet të kenë qenë vrasës me pagesë, që e ekzekutuan në sy të ndjekësve të saj. Disa orë përpara ngjarjes, dy burra të maskuar – njëri duke u shtirur si korrier me një “dhuratë shumë të shtrenjtë” – kishin pyetur për Valerian në sallon, duke kërkuar ta takonin personalisht.

Pak çaste para se të vritej, Valeria shprehu shqetësimin e saj në live:

“Po sikur të donin të më vrisnin? Apo të më merrnin me vete?”, tha ajo, pa e ditur se rreziku ishte real.

Vetëm minuta më pas, dy burrat u rikthyen dhe e qëlluan për vdekje.
Prokuroria dyshon se autorët ishin të njëjtët që vranë një ish-deputet në të njëjtën zonë, po atë ditë, dhe po heton nëse rastet lidhen mes tyre.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X