Wednesday, November 6, 2024
spot_img

Çfarë ka ndodhur me “Florin”? Arben Derhemi ndan detaje nga filmi “Njerëz dhe Fate 2”

- Advertisement -..

Njerëz dhe fate” ishte padyshim seriali që mbajti të gjithë përballë ekranit me ankthin dhe frikën për atë që do të ndodhte në episodin e radhës. Edhe pse shumë e quajtën një telenovelë, “Njerëz dhe fate” është një nga serialet më të pëlqyera shqiptare.

Pas më shumë se dy dekadash, “simboli” i viteve 2000-2003 rikthehet në kinematografi, këtë herë si film dhe jo si serial. Të gjithë janë kuriozë të dinë se si do të vazhdojë rrjedha e historisë së lënë përgjysmë 20 vite më parë.

Arben Derhemi ndau me publikun detaje në lidhje me përmbajtjen e filmit. Ai tregoi se historia e personazheve do të ketë një rrjedhë logjike që lidhet me ngjarjet e serialit, por do të përshtatet me kohën dhe aktualitetin.

“Domosdoshmërisht duke ardhur pas 20 vitesh, normalisht që personazhet nuk janë më ata që kanë qenë as historitë nuk janë më ato që kanë qenë, as dëshirat e publikut nuk janë më ato që kanë qenë, kështu që edhe filmi është zhvilluar në një anë pak më shumë aksion. Gjithsesi personazhet janë të mbetur në stanjacion në momentin e ikjes së “Njerëz dhe fate” dhe duke qenë që skenaristi bëri të mundur një volum të madh skenari për vazhdimësinë ne kemi zgjedhur gjërat më të mira të mundshme për publikun dhe për atë që ne mendojmë se për momentin është më e këndshme dhe ka më shumë kërkesë. Plus që personazhet domosdoshmërisht do të vinin nga një rrjedhë dhe nuk mund të ketë alogjizma në vazhdimësi të personazheve dhe në vazhdimësi të roleve e karaktereve të tyre,” thotë aktori.

Po me personazhin e Florit çfarë ka ndodhur?

“Flori domosdoshmërisht ka ndryshuar sepse kishte ikur nga burgu, kishte dalë jashtë. Pastaj dalja jashtë e tij dhe shkuarja e tij diku tjetër është zhvilluar në film”, shprehet ai.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X