Einxhel është njohur më së shumti për karakterin e drejtpërdrejtë dhe ka bërë bujë me deklaratat e saj si në rrjete sociale ashtu edhe në ato televizive. Edhe së fundmi Einxhen shkaktoi bujë me postimet e saj në ‘Instastory’. Nisi gjithçka me disa lajme të postuara së fundmi në portale rreth linjave trupore të Georgina Rodriguez në fotografitë e fundit të kapura nga paparacit, ku sipas saj e kanë bullizuar pa të drejtë.
Nisur nga kjo revoltë Einxhel Shkira nuk u ndal vetëm te reagimi rreth shkrimeve bullizuese ndaj Georgine por edhe ndaj ofenduesve në rrjetet sociale. Einxhel jo vetëm që reagoi ashpër ndaj tyre por edhe ka zbuluar publikisht disa prej tyre duke nxjerr komentet dhe fotot e tyre në ‘Instastory’.