Kanë mbetur edhe pak javë deri te netët finale të Eurosong 2022 që do të mbahet në Torino të Italisë.
Shqipëria këtë vit prezantohet nga këngëtarja Ronela Hajati me këngën ‘’Sekret’’, e cila ka arritur rezultatin më të lartë të Shqipërisë në fazën e para festivalit duke u shpallur si kënga e pestë më e dëgjuar e këtij viti.
Teksa të gjithë presim një rezultat të mirë të Shqipërisë këtë vit, vet Ronela tha se nuk do ta fitojë kurrë Eurosongun.
Marrë shkas si duket nga disa kritika ajo është shprehur e revoltuar.
Ronela shprehet falenderuese për mbështetjen që ka pasur nga artistët dhe kritikon ata që përdorin gjuhë urrejtje ndaj këngës së saj që nuk flet “as për drogë dhe as për 500 goca që mund t’i shëtisësh me Ferrari”.
“E di si është puna? Kam pas ca përgjigje për këta, por zoti i ka lënë si mbetje ekologjike edhe duke qenë gjallë. Dhe mbi të gjitha më vjen turp të shohin të tjerët që shqiptarët përdorin gjuhë të tillë për njëri-tjetrin! Ne përfundimisht kemi shumë probleme të pazgjidhshme me veten tonë që arrijmë në këto grada! Unë nuk do ta fitoj kurrë Eurovisionin dhe as e mendoj. Por mbështetja nga artistët (që unë i kam ndihmuar pafund shumë prej tyre) ka qenë i pallogaritshëm! Më mbushen sytë me lot kur njerëzit e mi përdorin këtë gjuhë urrejtjeje mbi një këngë që nuk flet as për drogë as për 200 shampanja dhe as për 500 goca që mund t’i shëtisësh me Ferrari. Unë po nisem për Itali se kemi provat e fundit me baletin”, ka shkruar Ronela.