- Advertisement -..
Don Xhon apo Xhonatan Isufi siç është emri i vërtetë i reperit drenicas është protagonisti i një video të shpërndarë ditën e sotme në rrjete sociale.
Në videon e publikuar në ‘’TikTok’’ shihet se si artisti largohet me forcë nga një restorant nga sigurimi dhe shumë njerëz rreth tij.
Sipas përshkrimit të videos ngjarja ka ndodhur me 11 mars në Bruksel ndërsa nuk është sqaruar se çfarë kishte ndodhur.
Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga Don Xhoni lidhur me këtë video që tashmë u bë virale.