Tuesday, September 24, 2024
spot_img

Trondit këngëtari i njohur/ Sëmundja ime është përkeqësuar!

- Advertisement -..

Në momentin e fundit këngëtari shumë i dashur për publikun, Justin Bieber ka anuluar dy koncerte të planifikuara në Toronto.

Gjithë fansat e këngëtarit me famë botërore janë tronditur nga motivi i Bieber, i cili ka shpjeguar se i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

“Nuk më besohet se po e them këtë, por sëmundja ime është përkeqësuar dhe duhet të anuloj koncertet me urdhër të mjekëve”, ka shkruar këngëtari në rrjetet sociale.

Ndërkohë, edhe Scotiabank Arena ka informuar fansat në Twitter se biletat e shitura për dy koncertet e Bieber do të pranohen pasi të ricaktohen datat kur shfaqjet mund të zhvillohen.

Justin Bieber nuk  është prekur nga COVID19 siç ishte dyshuar, por vitin e kaluar u diagnostikua me sëmundjen Lyme, një sëmundje e shkaktuar nga një pickim i rriqrave, i zakonshëm në shumë shtete të SHBA-së, i cili ishte mbivendosur me mononukleozën kronike.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X