Sunday, September 8, 2024
spot_img

Çfarë raporti ka me ish-banorët e BBV3? Vesa Smolica poston bisedën me…

- Advertisement -..

Ish-banorët e edicionit të tretë të “Big Brother VIP” vazhdojnë që të jenë në qendër të vëmendjes së publikut. Ata janë mjaft aktiv në profilet e tyre në rrjetet sociale, ku herë pas here bëjnë bashkëbisedime virtuale me ndjekësit.

Një gjë të tillë ka bërë së fundmi këngëtarja e njohur, Vesa Smolica.

“Hajde shprehu…”, ka qenë kutia që ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka vendosur në “Instastory”. Fansat e saj kanë qenë shumë kuriozë të dinë rreth projekteve të reja muzikore, por jo vetëm kaq.

Ndjekësit nuk kanë lënë pa e pyetur në lidhje me raportin që Vesa ka me ish-banorët e BBV3, pasi ata e kanë pyetur se me kë është takuar apo ka komunikuar.

Këngëtarja ka treguar se ka komunikuar me Julian Dedën por ende nuk janë takuar. Ndërkohë me Meriton Mjekiqin dhe Ilnisa Agollin ka raporte ‘të mira dhe njerëzore’.

Vesa gjithashtu ka treguar se ende vijon miqësinë me Rike Roçin, duke postuar edhe një bisedë mes tyre.

Pjesë nga bashkëbisedimi me ndjekësit:

Flet me Riken?

Muhabete t’gjata… dhe sapo… Rike Roçi xhemel është

Me Meritonin, Ilnisen si i ke marrëdhëniet?

Shumë t’mira dhe njerëzore

A ke folur me Julin?

Pooo në telefon se me u takuar s’kemi pas kohë asnjëri

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X