Tuesday, August 19, 2025
spot_img

Çfarë të veshim në vapë ekstreme? Veshjet thelbësore të verës për freski dhe rehati

- Advertisement -..

Kur termometri shënon temperatura ekstreme dhe dielli djeg çdo cep të qytetit, garderoba jonë verore nuk është më vetëm çështje mode, bëhet një nevojë për mbijetesë dhe mirëqenie. Veshjet e duhura mund të bëjnë ndryshimin mes një dite të përvëluar dhe një dite të përballueshme. Ja cilat janë elementët bazë që duhet të ketë çdo garderobë verore për vapë ekstreme:

1.Pëlhura natyrale: arma sekrete kundër nxehtësisë

Një nga gabimet më të zakonshme në vapë është veshja me materiale sintetike që nuk lejojnë lëkurën të marrë frymë. Zgjidhni:

Lino (liri), i lehtë, i ajrosshëm dhe freskues.

Pambuk, përthith djersën dhe nuk ngjit në trup.

Viskozë ose bambu, alternativa natyrale me ndjesi të butë dhe freskuese.

Pëlhurat natyrale lejojnë qarkullimin e ajrit, përthithin lagështinë dhe ju ndihmojnë të qëndroni të thatë dhe të freskët gjatë ditës.



2.Veshje të lirshme dhe të lehta

Gjatë ditëve me vapë ekstreme, shmangni çdo gjë që ju rri ngushtë në trup. Zgjidhni:

Fustane të lirshme me rripa të hollë

Pantallona të gjëra me bel të lartë

Këmisha ose bluza “oversized” me mëngë të shkurtra

Sa më pak kontakt të ketë veshja me trupin, aq më pak ndjeni nxehtësinë.



3.Ngjyra të çelëta që reflektojnë dritën

Ngjyrat e errëta thithin nxehtësinë dhe ju bëjnë të ndiheni më të rënduar. Në vend të tyre, zgjidhni:

E bardha klasike

Bezhë, pastel, blu e hapur

Ngjyrat e tokës ose të rërës që lidhen natyrshëm me ambientin veror

Kjo zgjedhje nuk është thjesht estetike, por edhe funksionale.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X