- Advertisement -..
Çifti i njohur i aktorëve turkë Özge Gürel dhe Serkan Çayoğlu, të cilët u dashuruan në xhirimet e serialit “Kiraz Mevsimi”, kanë kurorëzuar lidhjen e tyre 7-vjeçare me martesë.
Çifti i famshëm i thanë ‘po’ njëri-tjetrit në Karlsruhe të Gjermanisë. Mediat turke raportojnë se ceremonia e zhvilluar ishte private, ku ishin të pranishëm familja dhe miqtë e ngushtë të çiftit.
Në rrjetet sociale janë shpërndarë tashmë kudo fotot e ceremonisë së Gürel dhe Çayoğlu.