Pas 10 vitesh pjesë e industrisë së modelingut, Bella Hadid ka marrë vendimin e rëndësishëm që të tërhiqet nga karriera e saj si modele. Supermodelja tashmë do të bëjë një jetë të re në Teksas së bashku me partnerin e saj, Adan Banuelo.
Hadid mori këtë vendim për t’i dhënë përparësi shëndetit të saj mendor dhe fizik mbi karrierën e saj. Kjo vjen pasi vitin e kaluar ajo luftoi me sëmundjen ‘Lyme’.
Pavarësisht suksesit të saj të mëparshëm në industrinë e modës, Bella zbuloi se kërkesat e modelingut nuk po e bënin të lumtur atë.
Në një intervistë me revistën Allure, bukuroshja ndau ndjenjën e saj të re të lirisë dhe autenticitetit. Jetesën në Teksas, Hadid e përshkruan si “kohën më të mirë”, duke treguar se këtë qytet ajo ka gjetur qetësinë dhe lumturinë, pasi i ka kushtuar më shumë rëndësi gjërave që ajo ka dëshirë dhe vetes së saj.