Monday, December 23, 2024
spot_img

Cila është radha e duhur e aplikimit të produkteve të fytyrës?

- Advertisement -..

Ashtu siç nuk mund ta filloni drekën duke ngrënë të parën ëmbëlsirën, edhe produktet e lëkurës duhen aplikuar sipas një radhe të caktuar. Ndjekja e kësaj radhe është shumë e rëndësishme për përkujdesin e lëkurës, pasi aplikimi sipas radhës bën që produktet të mos pengojnë efikasitetin e njëri-tjetrit. Cila është radha e duhur e aplikimit të produkteve në mëngjes?

1.Pastruesi

Fillimisht aplikoni pastruesin. Është mirë të përdorni një pastrues me bazë vaji në fillim dhe më pas një pastrues me bazë uji. Pastruesin aplikojeni me lëvizje rrethore.

2.Toniku

Pastruesi hap poret tuaja, kështu që menjëherë pas tij ju duhet toniku. Toniku mbyll poret dhe heq qelizat e vdekura të lëkurës, si dhe e përgatit atë për produktet që do të vendosen më pas.

3.Serumi

Serumi është një prej atyre produkteve që nuk duhet anashkaluar asnjëherë, pasi e hidraton lëkurën në thellësi.

4.Kremi i syve

Keni ose jo rrathë sysh, përdorimi i kremit të syve është gjithmonë një ide e mirë.

5.Trajtuesi i njollave ose akneve

Nëse keni një fytyrë me njolla dhe akne dhe përdorni produkte për t`i trajtuar, radha e tyre është pas serumit dhe kremit të syve.

6.Hidratuesi

Pasi keni aplikuar trajtuesin e njollave ose akneve prisni pak minuta dhe vendosni hidratuesin. Kini parasysh që hidratuesin ta zgjidhni në varësi të llojit të lëkurës tuaj.

7.Retinoli

Retinoli është një produkt që lufton shenjat e moshës dhe stimulon prodhimin e kolagjenit.

8.Kremi i diellit

Pavarësisht sezonit, kremi i diellit nuk duhet të mungojë asnjëherë në rutinën tuaj të bukurisë.

9.Make up-i

Pasi fytyra juaj është përgatitur, më në fund, mund të filloni me grimin.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X