Disa profesione janë më stresuese se disa të tjera, pasi i vendosin njerëzit në prova të vështira nëpërditshmërinë e tyre. Puna në vetvete sjell stres, jo vetëm fizik por edhe psikologjik. Në këtë artikull ju sjellim një klasifikim të punëve më të lodhshme sipas “Ministrisë së Punës” në SHBA, kështu që mund tëzbuloni nëse profesioni juaj bën pjesë në këtë listë.
Profesioni në krye të listës si më stresuesi dhe më i lodhshmi, është ai i ushtarëve, pasi ata rrezikojnë jetën e tyre përditë, duke e detyruar veten të qëndrojnë larg familjes. Një punë e ngjashme është edhe ajo e zjarrfikësve. Jeta e tyre është përherë e rrezikuar, ndërkohë që përpiqen të shpëtojnë të tjerët.
Ndër profesionet më pak të sigurta, dhe në të njëjtën kohë edhe më stresueset, janë ato të pilotëve të avionëve. Ata udhëtojnë vazhdimisht, ndryshojnë shtet çdo ditë, si dhe detyrohen të jetojnë për një kohëtë gjatë larg të dashurve të tyre.
Të njëjtën jetesë ndjekin edhe ata që punojnë në turne nate. Çdo profesion që ka turn nate, klasifikohet si tepër stresues (mjek, infermier, roje, furrtar et). Personat që ushtrojnë profesione të tilla, duhet të punojnëgjatë gjithë natës në shërbim të të tjerëve, shpesh duke pasur vështirësi për ta organizuar jetën e tyre dhe për t’u përshtatur me orare të ndryshme gjumi.
Së fundmi në listë, klasifikohen si stresuese profesionet që janë në kontakt me publikun, pasi nuk konsiderohet e lehtë “të veshësh” një maskë për t’u dukur përherë xhentil në sytë e të tjerëve (kryesisht klientëve). Duhet të kesh mjaft durim dhe gjakftohtësi në situata të caktuara, pasi klientët kërkojnë gjithmonë të dalin vetë të fituar, pa e menduar që ti mund ta drejtosh atë biznes dhe kërkon normalisht të nxjerrësh njëfarë fitimi prej tij.