Thursday, May 16, 2024
spot_img

“Ç’punë ke ti me mëmësinë time?”/ Françeska nuk e lë rehat, Egla: Do fusësh dhe ti hundën tate

- Advertisement -..

Orët e para të mëngjesit, Egla Ceno ka debatuar me Françeska Muratin, teksa kjo e fundit i rikujton aktores momentet kur ajo ka qarë në shtëpi për shkak se ende nuk është bërë një nënë.

Shpeshherë kemi parë që banorët e “Big Brother VIP3” të ‘sulmojnë’ Eglën lidhur me këtë çështje, madje përpara pak ditësh Ceno u shpreh se ka marrë një ‘vendim’ për të bërë një fëmijë kur të dalë prej shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Kjo për shkak se i kishte ardhur ‘në majë të hundës’ teksa banorët e tjerë ia përmendin shpeshherë këtë gjë.

Pjesë nga biseda:

Françeska: Ke qarë dhe ke thënë kam dashur të bëj një fëmijë, por s’kam patur mundësi ta bëj, la la la. Po për çfarë ke qarë ti te shkallët?

Egla: Po çfarë të duhet ty? Ku hyn ti?

Françeska: Po pra po gënjen tani, po bie me këmbët e tua. Sepse ti për atë arsye ke qarë. Tani thua po të kisha dashur e kisha bërë? Çfarë po thua moj Egla?

Egla: Unë ëndrrat e mia i realizoj, por çfarë pune ke ti me mëmësinë time? Apo do fusësh dhe ti hundën tate?

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X