Sunday, October 6, 2024
spot_img

Cristiano Ronaldo ia transferon çdo muaj 100 mijë euro në llogari partneres së tij, Georgina Rodriguez

- Advertisement -..

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez përbëjnë një nga çiftet më të famshme në botën e futbollit.

Aq më tepër pas premierës së dokumentarit “Soy Georgina” , i cili rrëfen rutinën e përditshme të partneres së futbollistit portugez.

Edhe pse shumë nga detajet e lidhjes u zbuluan në Netflix, tashmë dihet se CR7 e paguan Georginan 100 mijë euro për “shpenzimet dhe kujdesin ndaj fëmijëve”.

Cristiano Ronaldo është baba i katër fëmijëve: Cristiano Jr., Eva dhe Mateo. Përveç kësaj, ai ka një vajzë, Alana, me Georgina Rodriguez, e cila po ashtu është shtatzënë me binjakë dhe kanë mbetur vetëm pak javë para lindjes së tyre.

Ndërkohë që babai i tyre luan për Manchester United, është modelja argjentinase që kujdeset për fëmijët.

Media Elnacional.cat raportoi se për të mos i munguar asgjë si Georginas ashtu edhe fëmijëve të saj, Cristiano fut një shifër afër 100 mijë euro në muaj në llogarinë e partneres së tij.

Rodriguez në anën tjetër rreth një muaj më parë tha se është një grua e vetë-arritur në jetë dhe nuk do të shpenzonte kurrë asnjë qindarkë nga vlera neto e fitimeve të Cristiano Ronaldos prej 373 milionë funtesh (443 milionë euro).

Ish-punonjësja e “Gucci” u mburr se si ka ‘miliona’ të sajat dhe është ‘krenare’ që menaxhon karrierën e saj si influencere me 36.5 milionë ndjekës në Instagram.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X