Wednesday, September 25, 2024
spot_img

Cristiano Ronaldo uron të birin për ditëlindje, por gjithë vëmendjen e mori një fjali në veçanti

- Advertisement -..

Cristiano Ronaldo edhe një herë e ka shprehur dëshirën që një ditë të luajë në fushën e blertë krah djalit të madh që mban emrin e tij, Cristiano Jr.

Ai feston sot ditëlindjen dhe asi potugez i ka bërë një urim publik në rrjetet sociale ku ka publikuar një foto krah të birit. Mes urimit të përzmërt, Ronaldo pyet nëse do luajnë bashkë ende.

“Gëzuar ditëlindjen biri im! Si kalon koha…?! A do të luajmë akoma bashkë?!  Gjëja më e rëndësishme është të vazhdosh të jesh djali që je me zemër të madhe! Suksese, qenush! Babi të do shumë.” -shkruan ai në urimin e bërë.

Cristiano edhe më parë e ka shprehur dëshirën që djali i tij të bëhet futbollist dhe që të luajnë bashkë në të ardhmen, por duke shtuar se nuk do i bëjë presion për këtë gjë. Kohë më parë në një intervistë ai tha:

“Unë dua që djali im të bëhet futbollist. Unë jam futbollist dhe dua që edhe ai të jetë i tillë. Unë mendoj se ai ka aftësi për të qenë atlet që tani. Ai ka karakteristika sportive. Është e qartë se ai është shumë i ri, një fëmijë,  por ai e do futbollin. Ky është një plus i madh. Unë kam 30 topa në shtëpi. Ai është gjithmonë me topin në këmbë dhe e pëlqen atë. Por nuk do ta detyroj të jetë futbollist sepse kjo vjen natyrshëm. Duhet të jetë zgjedhja e tij. Ai do të jetë çfarë të dojë, nuk do ta shtyj fare. Por padyshim që unë dua që Cristiano të jetë futbollist. Më i miri, si babai i tij.”

Megjithatë, edhe pse thotë se nuk do i ushtrojë presion, Cristiano i ka mësuar të birit çfarë është disiplina dhe madje që tani ai ka një trup të formuar. Në intervista nr.7 i “Manchester United” ka thënë se e nxit të birin të ushqehet shëndetshëm dhe nuk e lejon të hajë fast-food dhe të konsumojë pije me gaz. Rezultati? Ja:

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X